Ish-ministri i Jashtëm i Kinës shkarkohet nga detyra për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore
Ish-ministri i Jashtëm i Kinës, Chin Gang, i cili dha dorëheqjen në korrik, kishte një lidhje jashtëmartesore kur ishte ambasador në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Wall Street Journal.
Sipas raportit Chin po bashkëpunon me hetimin, i cili tani është fokusuar nëse marrëdhënia apo sjellja e Chin rrezikon sigurinë kombëtare të Kinës.
Zyrtarëve të lartë kinezë u është thënë se një hetim i brendshëm i Partisë Komuniste, zbuloi se Chin e mbajti marrëdhënien gjatë gjithë mandatit të tij si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara.
Dy burime i thanë gazetës se lidhja rezultoi me lindjen e një fëmije në Shtetet e Bashkuara.
Chin u zëvendësua si ministër i Jashtëm nga diplomati veteran Wang Yi në korrik, pas një mungese misterioze njëmujore nga detyra dhe pas vetëm gjashtë muajsh në post.
Ai ishte ambasador i Kinës në Uashington nga korriku 2021 deri në janar të këtij viti.