Tërmeti në Venezuelë/ Papa Leoni dërgon 100 mijë euro si kontribut fillestar për të mbështetur të prekurit nga tërmeti vd*kjeprurës

Tërmeti në Venezuelë/ Papa Leoni dërgon 100

Papa Leon XIV ka dërguar ndihmë emergjente prej 100 mijë eurosh për Venezuelën, e cila është goditur nga një tërmet vdekjeprurës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga  Vatikani, në një kohë kur vendi po përballet me një numër të madh humbjesh njerëzore dhe dëme materiale.

Apostolic Almsgiving, agjencia e Selisë së Shenjtë përgjegjëse për veprat bamirëse të Papës dhe ofrimin e ndihmës për popullatat në nevojë, lëshoi shumën që është një kontribut fillestar për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

Mediat shkruajnë se Venezuela u trondit nga dy tërmete të forta me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë, të cilat vranë qindra persona. Përveç Kishës Katolike, shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Iranin, Kubën dhe Bashkimin Evropian, i kanë ofruar ndihmën e tyre vendit, i cili tashmë po përjeton një krizë serioze ekonomike dhe sociale.

EMISIONET