Sulmi ndaj “Dëshmitarëve të Jehovait” në Gjermani, PAMJET kur policia hyn në objektin ku u vranë shtatë persona

Sulmi ndaj “Dëshmitarëve të Jehovait” në

Shtatë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga sulmi në një kishë të Hamburgut në Gjermani.

Sulmi ndodhi në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait që ndodhet në rrugën Deelboge në lagjen Gross Borstel.

Personi i armatosur nga sulmi besohet të jetë mes disa të vrarëve të gjetur në ndërtesën ku gjendet qendra.

Një video e publikuar nga BBC tregon një moment kur forcat e rendit hynë furishëm në objektin ku ndodhi sulmi.

Disa imazhe të publikuara nga mediet gjithashtu tregojnë oficerët në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt i krishterimit, me shumë pikëpamje tradicionale të krishtera dhe të tjera që janë unike për Dëshmitarët.

EMISIONET