Përgjaket kisha e dëshmitarëve të Jehovait, 7 të vdekur dhe të 8 të plagosur nga një sulm i armatosur

Përgjaket kisha e dëshmitarëve të Jehovait, 7 të

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy në gjendje shumë të rëndë, pasi të paktën dy burra hapën zjarr në rrethin Alsterdorf të Hamburgut.

Ngjarja ka ndodhur në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait.

Sipas rrjetit RTL, një operacion i madh nga policia dhe ekipet e shpëtimit është duke u zhvilluar, ndërsa zona është rrethuar.

Dëshmitarët okularë folën për të shtëna të njëpasnjëshme. Autorët aktualisht ndodhen në arrati. 

EMISIONET