Tërmeti i shekullit në Turqi, mbi 35 mijë viktima dhe 50 mijë objekte që duhen shembur
Me mbi 35 mijë viktima, bilanc që rritet orë pas ore, tërmeti që goditi Turqinë të hënën është fatkeqësia me madhe e shekullit në këtë vend. Bashkë me të dhënat nga Siria fqinje, numri i të vdekurve i kalon 41 persona. Rrezik më vetë konsiderohen rreth 50 mijë ndërtesa të dëmtuara, që do të nisin menjëherë të shemben.
Tërmetet e të hënës së kaluar me epiqendër në juglindje të Turqisë janë fatkeqësia natyrore me bilancin më të rëndë të 100 viteve të fundit në këtë vend.
Mbi 35,400 persona janë konfirmuar të vdekur deri në mesditën e së mërkurës, duke kapërcyer edhe atë të vitit 1939 të Erzinxhanit, ku humbën jetën 33 mijë njerëz.
Në Sirinë fqinje, numri i vdekjeve arriti në 5,814 sipas shifrave të fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në të dy vendet në mbi 41,232 viktima.
10 ditë lëkundjeve, nga rrënojat ende po nxirren të mbijetuar.
Një nënë dhe dy fëmijët e saj u gjetën të gjallë pas 228 orëve të bllokuar nën gërmadha ndërsa një 74-vjeçare u shpëtua një orë me herët.
Rastët e mbijetuarve nën 220 orë përgjatë të së mërkurës ishin disa, por shpresat për të tjerë të gjallë po veniten.
Godinat e dëmtuara ende në këmbë janë cilësuar një tjetër rrezik, ndaj autoritetet në Turqi kanë paralajmëruar se do të nisin menjëherë prishjen 50,576 ndërtesave të tilla në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrimtar.
Presidenti Erdogan e krahasoi me bombat bërthamore.
4.6 milion fëmijë në 10 provincat turke dhe 2.5 të tjerë në Siri po përballen me pasojat e tërmetit sipas UNICEF.