Harroni bankierët dhe punonjësit e zyrës/ Teknologjia pritet të 'eliminojë' 83,000,000 vende pune deri në 2027

Harroni bankierët dhe punonjësit e zyrës/ Teknologjia pritet

Forumi Ekonomik Botëror (WEF), organizata e njohur për forumin e saj vjetor në Davos të Zvicrës, parashikon një ristrukturim në shkallë të gjerë në tregun e punës në vitet e ardhshme.

Në një sondazh të publikuar të hënën, Forumi thekson se një në katër vende pune do të ndryshojë brenda pesë viteve të ardhshme.

Rreth 69 milionë vende pune do të krijohen dhe 83 milionë do të humbasin deri në vitin 2027, sipas të njëjtit burim, duke rezultuar në një ulje neto prej 2% të punësimit aktual, sipas raportit të titulluar "E ardhmja e vendeve të punës".

Sondazhi bazohet në të dhënat nga rreth 800 kompani që punësojnë më shumë se 11 milionë punëtorë dhe përdor të dhëna për 673 milionë vende pune.

Teknologjia dhe dixhitalizimi po nxisin krijimin dhe shkatërrimin e vendeve të punës, sipas përmbledhjes së hulumtimit.

"Përparimet në përdorimin e teknologjisë dhe rritja e dixhitalizimit do të shkaktojnë riorganizime të rëndësishme në tregun e punës," shtoi ai.

Rolet që mund të automatizohen, si arkëtarët e bankave dhe punonjësit e tjerë nëpunës, do të hiqen më shpejt, ndërsa kërkesa për ekspertë të inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike pritet të rritet ndjeshëm, sipas të njëjtit burim.

1 maji vendet e punes teknologjia

EMISIONET