Fjalët e para të vogëlushes që u nxor nga rrënojat ishin zemërthyese: Shpëtoni edhe nënën time!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 17:50
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se një fëmijë që ndodhej nën rrënoja në lagjen Nurdağı të Gaziantep është shpëtuar.
U shpërndanë edhe pamjet e momenteve kur vajza e vogël u nxor nga rrënojat.
Fjalët e para që vajza u tha ekipeve të kërkim-shpëtimit pasi u shpëtua ishin:
"Shpëtoni edhe nënën time!"