Familja thyen rekordin, i uron mirëseardhjen fëmijës së trembëdhjetë
Një familje e vërtetë rekord, ajo e Oanës dhe Onisim, një çift me origjinë nga Rumania, i cili vitin e kaluar mori nënshtetësinë pas 21 vitesh në Itali
Të enjten ata mirëpritën Isainë e vogël, i fundit ndër fëmijët.
Isaia peshon 3 kg dhe erdhi në jetë me lindje natyrale pasditen e së enjtes në të njëjtin spital ku lindën 12 vëllezërit e motrat e tij.
Të gjithë së bashku e mirëpritën të porsaardhurin në dhomën e familjes së spitalit, një hapësirë e krijuar për t'u ofruar familjeve momente intimiteti në orët pas lindjes.
Shumë të lumtur mami Oana dhe babi Onisim dhe i gjithë qyteti i Mansuè ku jeton familja, veçanërisht në një kohë krize të thellë demografike, më e keqja në Itali në 160 vitet e fundit.
“Unë e konsideroj veten shumë me fat, thotë nëna Oana e intervistuar nga Corriere della Sera.
"E imja është një familje shumë e madhe, por nuk ndihem e lodhur. Ditët e mia janë gjithmonë plot gëzim dhe buzëqeshje. Burri im më mbështet dhe fëmijët ndihmojnë njëri-tjetrin. Të gjithë jemi të emocionuar që kemi Isaian në jetën tonë”.
Çifti u shpërngul nga Rumania 21 vjet më parë dhe solli në jetë fëmijën e tyre të parë në vitin 2007.
Për momentin, Onisim ka lënë punën e tij si topograf për t'u kujdesur për familjen e tij të madhe me kohë të plotë dhe drejton një furgon me të cilin i çon fëmijët në shkollë, për të luajtur sport apo aktivitete të tjera.
"Sigurisht që ka shumë sakrifica për t'u bërë, tregon Onisim, me besim ungjillor si gruaja e tij, por ne kemi fatin në anën tonë, dora e Zotit u mbështet mbi ne".