Pentagoni do të vendosë 1500 trupa shtesë në kufirin me Meksikën

Pentagoni do të vendosë 1500 trupa shtesë në kufirin me

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1500 trupa shtesë në kufirin e tyre me Meksikën, tha sot një zëdhënës i Pentagonit, pasi një masë e diskutueshme shëndetësore që lejon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve pa dokumente që kalojnë kufirin tokësor të SHBA-së po i afrohet skadimit.

“Me kërkesë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ka autorizuar vendosjen e përkohshme të 1500 trupave shtesë për të shtuar përpjekjet e Patrullës Kufitare në kufirin Jugperëndimor”, tha gjeneral brigade Pat Ryder.

1500 trupat do të fillojnë të mbërrijnë në kufirin meksikan më 10 maj.

Për 90 ditë do të mbështesin rojen kufitare kryesisht në çështjen e survejimit.

“Personeli ushtarak nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në aktivitetet e zbatimit të ligjit”, shtoi Pat Ryder.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes u tha gazetarëve se edhe pse trupat dërgohen, Pentagoni po shikon mënyra për të zëvendësuar personelin aktiv me njerëz që mund të vijnë nga forca rezervë.

Një masë e lidhur me pandeminë Covid-19 dhe e zbatuar në vitin 2020 nën presidencën Trump, e cila lejon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve pa viza, përfshirë azilkërkuesit e mundshëm, skadon më 11 maj.

Shtetet e Bashkuara i frikësohen një kulmi të mbërritjeve në kufijtë e tyre me heqjen e kësaj mase, e njohur si “Titulli 42”.

Autoritetet javën e kaluar njoftuan masa të reja që synojnë lehtësimin e udhëtimit të azilkërkuesve, ose refugjatëve, duke ngritur "qendra menaxhuese" në Kolumbi dhe Guatemalë.

shba joe biden meksike kriza e emigranteve

EMISIONET