Sulme terroriste në Tel Aviv, automjeti mësyn turmën dhe më pas të shtëna me armë zjarri
Tel Avivi goditet nga dy sulme të dyshuara terroriste.
Sipas raportimeve të mediave, një turist italian humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, disa në gjendje të rëndë, nga një automjet që u përplas me turmën që po ecte përgjatë bregdetit të qytetit izraelit.
Menjëherë pas kësaj, në të njëjtën zonë, të shtënat goditën dhe plagosën dy persona të tjerë.
Sipas Radios Ushtarake dhe reporterit të televizionit Channel 14, viktima e sulmit në Tel Aviv është një turist 30-vjeçar “shtetas italian”, i cili është gjendur në vendngjarje.
Pesë turistë të tjerë u plagosën, tre në masë të moderuar, përfshirë një burrë 39-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare.
Policia izraelite sqaroi se pak pasi tentoi të përplaste këmbësorët, makina e terroristit, një arab izraelit, u përmbys.