E rëndë/ Dy burra dhunuan dhe grabitën paratë e të moshuarit, 100 vjeçar

E rëndë/ Dy burra dhunuan dhe grabitën paratë e të

Dy grabitës kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e një 100 vjeçari, të cilin e kanë rrahur duke i shkaktuar plagë në fytyrë, raporton CNN Greece.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Athinës.

Grabitësit  kanë hyrë në shtëpi, duke thyer  dritaren dhe nuk kanë hezitura të dhunojnë 100 vjeçarin.

Pasi i kërkuan të gjitha paratë që kishte, ata filluan ta rrahin derisa ndihmësja e shtëpisë kuptoi se diçka po ndodhte.

Kur ajo shkoi në dhomën e të moshuarit  pa grabitësit që po e  rrihnin.

Edhe një herë ata nuk hezituan të tregojnë mizorinë e tyre , duke goditur me grushte dhe shkelma dhe ndihmësen e shtëpisë.

Pasi torturuan mjaft viktimat e tyre, ata rrëmbyen kasafortën me para dhe u zhdukën.

 

EMISIONET