Dy të rinj nxirren të gjallë nga rrënojat pas 261 orësh nga tërmeti në Turqi. Mbi 44 mijë të vdekur

Dy të rinj nxirren të gjallë nga rrënojat pas 261 orësh

261 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, dy të rinj të moshës 26 dhe 34 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në qytetin turk të Hatay.

Ekipet e shpëtimit po punonin rreth ndërtesës së shembur kur dëgjuan një zë dhe gërmuan në atë drejtim.

Mehmet Ali Sakiroglu, njëri nga dy të shpëtuarit, e kishte dërguar djalin e tij në spital një ditë para tërmetit, raporton agjencia Anadolu. Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka shkuar në mbi 44 mijë.

termet tërmeti në turqi turqi termet

EMISIONET