Dy shqiptarë kapen me 15 mijë doza kokainë në Itali

Dy shqiptarë kapen me 15 mijë doza kokainë në Itali

Policia e Xhenovës arrestoi, nën prezumimin e pafajësisë, dy shqiptarë S.G. (35 vjeç) dhe S.L. (26 vjeç), për zotërim të lëndëve narkotike pasi iu gjetën mbi 3 kg kokainë të pastër të fshehur në banesat e tyre në Bolzaneto.

Në kuadër të përpjekjeve kundër trafikut të drogës, policia kshte disa ditë që i vëzhgonte dy burrat, me një dosje të pastër, me punë të rregullta dhe të integruar mirë në strukturën sociale të qytetit, por që lëvizjet dhe vizitat jashtë orarit të punës dhe angazhimeve kishin ngjallur dyshime te hetuesit.

Agjentët e Antidrogës gjetën mundësinë e duhur për të ndërhyrë kur i panë të dy të takohen dhe u ngjitën në shtëpinë e njërit prej tyre.

Pas disa minutash, kur njëri nga të dy doli, duke parë me kujdes përreth, u ndalua dhe u kontrollua. Në të njëjtën kohë policët hynë në të dy banesat.

Rezultati i kontrolleve në shtëpi konfirmoi hipotezat e hetuesve. Në shtëpinë e S.G. u gjetën më shumë se 2.5 kg kokainë të pastër e paketuar, një peshore precize, material ambalazhi dhe një makinë vakumi.

Në shtëpinë e S.L. u gjetën edhe 500 gr të tjera material prerës të kokainës dhe paketim.

Sasia e konsiderueshme e lëndës së gjetur, si dhe mënyrat e paraqitjes sugjerojnë se ato janë furnizues të rëndësishëm me drogë për shpërndarësit që operojnë çdo ditë si në rrugicat e qendrës historike ashtu edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit ligurian.

Substanca e sekuestruar, në fakt, do të lejonte përgatitjen e mbi pesëmbëdhjetë mijë dozave të cilat, të shitura në treg, do të kishin sjellë fitime të paligjshme mbi treqind mijë euro.

EMISIONET