Dozat e kokainës ishin "karamele", çmontohet banda e trafikut të drogës, 4 shqiptarë dhe 18 italianë në pranga

Dozat e kokainës ishin "karamele", çmontohet banda e

Policia italiane ka goditur një bandë  të mirë-organizuar të trafikut të drogës, duke arrestuar 4 shqiptarë dhe 18 italianë.

Në kuadër të operacionit "Bomboniera" policia çmontoi një organizatë me bazë në Bolonja. Nga hetimet në disa biseda telefonike dozat e kokainës quheshin "karamele."

Hetuesit arritën që të gjenin dhe sekuestronin rreth 30 kg kokainë.

Mësohet se nga personat e arrestuar 13 kanë përfunduar në burg, 3 janë në arrest shtëpie, ndërsa pjesa tjetër janë lënë detyrim paraqitje.

Shumica e të dyshuarve akuzohen  për posedim dhe shpërndarje droge. Sipas hetuesve, organizata ishte e strukturuar si një ndërmarrje e vërtetë tregtare e aftë për të paguar me kompensim mujor, sikur të ishin rroga, bashkëpunëtorët: shifrat rreth 1500 euro për korrierët.

Një drejtues i policisë italiane tha se hetimet nisën nga një shqetësim që kishte ardhur në një dyqan të vogël dhe më tej hetuesit kanë kontrolluar trafikun e drogës në rrugë e kudo.

 

EMISIONET