Dhjetëra viktima nga shpërthimi i gazit në një restorant
Një shpërthim gazi në një restorant në Kinën Veriore ka vrarë të paktën 31 persona, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.
”Shtatë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë në shpërthimin e së mërkurës”, tha Hsinhua.
Shpërthimi ndodhi në një restorant në qytetin kinez Yinchuan, në rajonin veriperëndimor Ningxia.
”Shkaku i shpërthimit ishte ndoshta një rrjedhje gazi”, raportoi Hsinhua duke cituar informacione nga Koiteti i Partisë.
”Së pari, një rezervuar gazi në katin e parë shpërtheu dhe më pas një linje gazi shpërtheu në katin e parë”, thuhet në raport. Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi një hetim të plotë.