Katastrofë natyrore në Australi, miliona peshq të ngordhur. Arsyeja lidhet me nivelin e ulët të oksigjenit

Katastrofë natyrore në Australi, miliona peshq të ngordhur.

Miliona peshq të ngordhur kanë mbushur pjesën më të madhe të një lumi në Australinë juglindore, i cili po goditet nga një valë e fortë të nxehti. Hera e tretë që nga viti 2018 që një fenomen i tillë është parë në zonë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë varkat që lundrojnë përmes një shtrese peshqish të ngordhur që e bën sipërfaqen e ujit pothuajse të padukshme.

Sipas pushtetit vendor, popullsia e peshqve në lumë ishte rritur ndjeshëm pas përmbytjeve të fundit, por më pas ujërat janë zvogëluar.

“Vdekja e këtyre peshqve lidhet me nivelin e ulët të oksigjenit në ujë (hipoksi), për shkak se ujërat e përmbytjeve po tërhiqen”, thuhet në një deklaratë nga qeveria.

“Ka rreth 30 kilometra peshq të ngordhur," tha banori.

Rreth 500 njerëz jetojnë në qytet në Uellsin e Ri Jugor në perëndim të largët. Në vitin 2012, një plan me vlerë 13 miliardë dollarë Australianë (8.45 miliardë £ në atë kohë) u zbatua për të ndaluar tharjen e lumit dhe për ta kthyer atë në një nivel më të shëndetshëm.

EMISIONET