Bjellorusia dhe SHBA arrijnë në një marrëveshje, 250 të burgosur lirohen dhe banka jashtë sanksioneve

Autoritetet e Bjellorusisë kanë liruar 250 të burgosur si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.
Nga këta, 235 mbetën në Bjellorusi, ndërsa 15 u transferuan në Lituani, sipas njoftimeve të Ambasadas së SHBA-së në Vilnius.
Në këmbim, Uashingtoni vendosi të lehtësojë sanksionet ndaj sektorit financiar bjellorus, përfshirë Belinvestbank, si dhe të heqë disa sanksione të mbetura ndaj kompanive të tjera.
Zyra e Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha se lirimi u bë kryesisht për arsye humanitare. Marrëveshja vjen si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

