Mossad paralajmëron: Xhamitë në Iran po shndërrohen në baza a*mësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 18:19

Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka akuzuar regjimin iranian se po përdor xhamitë si depo armësh dhe baza ushtarake.
Në një postim në platformën X, Mossad i konsideron këto veprime një shkelje të vendeve të shenjta dhe thotë se ato janë shfaqje e së keqes kundër së mirës.
Mossad i bën thirrje popullit iranian të ndihmojë në ekspozimin e veprimeve të regjimit dhe të nxjerrë në dritë natyrën e tij të vërtetë.
Kjo është një përpjekje për të treguar ndikimin e errët të këtyre veprimeve brenda dhe jashtë Iranit.

