1 Maji, grekët e francezët mbushin sheshet

Këtë 1 maj, punëtorët dhe sindikalistët në Francë mbushën sheshet e qyteteve, ku nuk munguan as përplasjet me policinë. Në Greqi u bënë thirrje punëtorëve në mbarë Europën për një lëvizje të unifikuar.

1 Maji, grekët e francezët mbushin sheshet

Dita ndërkombëtare e punëtorëve mblodhi mijëra njerëz në rrugët e Parisit.

E hëna shënoi herën e parë që nga viti 2009 që të 8 sindikatat kryesore të Francës u bashkuan në thirrjen për protestën e 1 maj.

Marshimi kryesor nisi në mesditë përgjatë rrugës e cila tashmë është kthyer në traditë nga demonstruesit atje nga Place de la République drejt Place de la Nation, pavarësisht reshjeve të shiut.

Aktivistët spërkatën me bojë portokalli fasadën e muzeut Fondation Louis Vuitton në Paris.

Një tjetër grup Place Vendome në qendër të kryeqytetit frances me qëllim për të arritur edhe fasadën e ministrisë së drejtësisë.

Policia përdori gaz lotsjellës në Toulouse në Francën jugore ndërsa tensione u panë edhe në Lion.

Në qytetin perëndimor të Nantes, policia u përpoq gjithashtu të shpërndante qytetarët.

Edhe pse ligji për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç është miratuar, sindikatat thonë se lufta e tyre "nuk ka përfunduar".

Edhe në Greqi, mijëra punëtorë u mblodhën në kryeqytet.

Demonstrata u përqëndrua në sheshin qendror Sintagma.

Dënuan përkeqësimin e kushteve së klasës punëtore mes krizës së kostove të larta të jetesës.

Nuk mungan as përfaqësues të sindikatave franceze, të cilët bënë thirrje për një protestë të organizuar europiane të punëtorëve.

Punonjësit e tramvajeve, metrove, ekuipazhet e anijeve dhe punonjësit e portit, janë përfshirë në grevën 24 orëshe.

Qytete të tjera anembanë Greqisë si Patra, Selanik, Larisa dhe Heraklio i ngritën punëtorët në këmbë për të drejtat e tyre.

1 Maji, grekët e francezët mbushin sheshet

protesta 1 maji

EMISIONET