Sulm me dron kundër luftanijes amerikane në Detin e Kuq

Sulm me dron kundër luftanijes amerikane në Detin e Kuq

Pentagoni njoftoi sot se një luftanije amerikane dhe anije të tjera janë sulmuar në Detin e Kuq. Sipas raportimeve të mediave të huaja, sulmi ka ndodhur në ngushticën Bab al-Mandab.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet në lidhje me sulmet ndaj USS Carney dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe do të japim informacion kur të bëhet i disponueshëm” ,thuhet në njoftimin e Pentagonit.

Kjo vjen pasi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq.

Më herët, ajo raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme. Një seri sulmesh janë raportuar në ujërat e Lindjes së Mesme që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Muajin e kaluar, një anije mallrash e lidhur me Izraelin u kap nga militantët Houthi. Grupi është një aleat i Iranit dhe kontrollon pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të Jemenit. Më parë, ky grup ka hedhur raketa balistike dhe drone të armatosur në Izrael dhe është zotuar të sulmojë më shumë anije izraelite.

EMISIONET