Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.
Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni të situatës.
Punonjësja: Njëra nga ato ka qenë pozitive, të tjerat jo.
Prindi: Unë nga ju po e dëgjoj, nuk e di çfarë ëhstë kjo që po thuhet (i thotë gazetares).
Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve.
Enkelejda Isaku: Po ka dalë. Ka njoftuar. Nuk kemi detyrim ligjor për të njoftuar prindërit.
Ndërkohë që ky institucion pret që të mbarojë hetimi, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë as nuk është në dijeni të rastit, madje i kërkojnë gazetares që t’i tregojë sesi quhet punonjësja e infektuar me Covid-19/
Sekretarja:Nëse keni një emër se kush është, se ne nuk e dimë.
Asnjë masë e marrë nga institucionet shëndetësore për këte rast kaq delikat.
Sipas burimeve për emisionin “BOOM”, punonjësja e prekur nga Covid-19 i ka shërbyer dhjetra fëmijëve dhe ka pasur kontakte të afërta me to.
Aktualisht edhe Drejtoresha e këtij kopshti publik është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.