BOOM - Drejtori i Cirkut i ul kategorinë e akrobates: Kam ndërhyrje se jemi në fushatë
Në redaksinë e emisionit BOOM është drejtuar një artiste e Cirkut të Tiranës e cila ka adresuar problematiken e saj.
Vajza ka 20 vite që punon në cirk dhe është akrobate e parë.
Papritur në 22.12.2020 drejtori Ilirjan Gjini urdhëron kalimin në akrobate të dytë pa dhënë asnjë shpjegim.
"Drejtori me uli kategorinë pa asnjë shpjegim. Rrjedhimisht mu ul edhe rroga. Unë kam një kontrate 2-vjeçare. Ne kemi qenë në karantinë dhe nuk kemi pasur shfaqje. Mbi fare baze e uli? Nuk më jap asnjë shpjegim mendon se është në pronën e tij dhe bën si të dojë."
Drejtori i Cirkut një ditë ka marrë stilolapsin dhe ka firmosur uljen nga kategoria të akrobates.
Por në bazë të rregullores këtë vendim nuk e merr drejtori, por nëse udhëheqësi artistik i Cirkut sheh arsye për ulje kategorie ai mbledh mjeshtrat dhe ata vendosin nëse do të ulet kategoria ose jo, dhe më pas këtë propozim ia nisin drejtorit.
Por në këtë rast drejtori Ilirian Gjini vet firmos e vet vulos plotësisht ne kundërshtim me ligjin.
Vajza: Pse do të ma heqësh mua kategorinë?
Drejtori i Cirkut: Do të jap kategori prapë.
Vajza: Ku kam gabuar?
Drejtori i Cirkut: Ja ta jap unë përgjigjen sepse e di që je vajzë mirënjohëse dhe me 7 janar do ta marrësh prapë, por më duhet mua tani për politikën time.
Vajza: Drejtor unë nuk e kam te lekët. Vetëm kategoria ime të prish planet ty?
Drejtori i Cirkut: Nuk më prish planet më rregullon planet.
Vajza: Vetëm kategoria imë të rregullon ty?
Drejtori i Cirkut: Po kujt t’ia marr me thuaj ti?
Vajza: Pse vetëm unë isha ? Unë kam 20 vjet mor drejtor?
Drejtori i Cirkut: E di ça të drejte kam unë? Ta heq një njeri nga puna dhe t;i them shko në Gjyq dhe kur të fitosh gjyqin hajde dhe merr lekët këtu dhe s’ke çfarë me bën?
Vajza: Vetëm unë isha për qokë këtu? Pse të bëhem unë ‘kokë turku’.
Drejtori i Cirkut: Është politikë para fushatës do hapen 5 vende pune të reja. Ka marrë fund ai muhabet, 2 janë marre do futen dhe 3 të tjerë.
Vajza: Pse të bëhem unë ‘kokë turku’? Se të janë futur dy tre veta që nuk ke çfarë të bësh dhe të ma heqësh mua?
BOOM shkon për të takuar drejtorin dhe ai nxjerr një tjetër variant.
Ai thotë se vajza 2 herë rresht është larguar jashtë shtetit dhe ka marrë masë sepse "braktisi vendin e punës".
Ndërkohë që cirku nuk bën me shfaqje prej 10 muajsh për shkak të pandemisë
Por nuk mbaron me kaq, detaje te reja BOOM do të sjellë nesër.
