BOOM: 47-vjeçari pagoi për tu punësuar në Gjermani, agjencia nuk i gjen punë, as pagesën nuk ia kthen

BOOM: 47-vjeçari pagoi për tu punësuar në Gjermani,

Në redaksinë e emisionit BOOM është drejtuar z. Azem Hakani.

Pamundësia për të gjetur punë në Shqipëri bëri që z. Azem t'i drejtohej një agjencie punësimi me konkretisht te ‘Minerva Group’.  Kliko për emisionin e plotë në youtube

"Në nëntor 2018 aplikova për punë në gjermani te ‘Minerva Group’. Më thanë që për  10 ditë deri në 1 vit do të merrja kontratë pune. Kur aplikova më thanë se kriter mosha ishte nga 25 deri 55 vjeç. Unë isha 47 vjeç kur aplikova. Tani më thonë që nuk kualifikohesh se je i vjetër. Unë pagova 592 euro të Minerva grup po lekët nuk po m'i kthejnë akoma, prandaj erdha te ju që të më ndihmoni."

Boom shkoi te Minerva Gruop për tu interesuar për këtë cështje.

"Kemi pasur vështirësi në lidhjen e kontratave për shkak të Covid. Zotërisë do ia kthejmë lekët. Po fillimisht duhet të firmosë për shkëputjen e kontratës me ne. Problem ka qenë dhe mosha e zotërisë."

Kur ka aplikuar zoti Azem ka qenë 47 vjeç dhe sipas Minerva Grup plotësonte kriteret ndërsa sot del një tjetër variant mosha e aplikantëve dhe duhet të jetë maksimumi deri në 45 vjeç.

Nuk dihet pse nuk i thatë zotit Azem që atëherë që nuk mund të aplikonte, por pagoi lekët dhe qëndroi 2 vite në pritje dhe tani e sorrollasin për t'i kthyer lekët që ju ka dhënë.

Gjithsesi, pas firmosjes së kontratës se shkëputjes, Boom iu premtua që do t'i kthehen lekët qytetarit.

Vendi Lajme gjermani boom Aktualitet pune pagesa RTV Ora agjenci

EMISIONET