Bojaxhi: Basha në PD, katapultim i Berishës. “Froni” do t’i kalojë kopjes së të atit, votoj Olldashin
“Situata ekonomike ka ndikuar në humbjen e së djathtës. Ka qënë një votë edhe për të ndëshkuar dhe për të hequr kryeministrin Berisha nga pushteti. Partia Socialiste nuk ka shtuar mandatet e saj, ato i janë shtuar partive të vogla. Berisha nuk e lejonte të zhvillohej Partinë Demokratike dhe nuk e linte të modernizohej. Partia Demokratike u largua nga lufta kundër korrupsionit, gjë që ndikoi në rënien e mbështetjes së saj. PD-ja në mandatin e saj të dytë qeverisës nuk ishte në lartësinë e qeverisjes që pati performuar në mandatin e pare. Nuk isha dakord për koalicionin me LSI-në në vitin 2009, koalicioni e dëmtoi PD- në” tha ai.
Bojaxhi e ka quajtur të nxituar garën e hapur në selinë blu për postin e kryetarit të PD, pasi në bindjen e tij kësaj partie i duhet të kalojë disa proçese për tu reformuar. Teksa ka bindjen se froni do kalojë tek kopja e të atit, që për të është zoti Basha, me shpirtin rebel nuk nguron të deklarojë publikisht votën e tij si anëtar i PD pro Ministrit Olldashi.
“Dy njerëz kanë bërë koalicion me LSI, Basha dhe Berisha. Militantët e djathtë asnjëherë nuk ishin të qetë me koalicionin e LSI përgjatë 4 viteve. Ajo që zoti Olldashi po flet gjatë takimeve, po tregon se Basha është një nga modelistët e marrëdhënies me LSI, e ka moralin politik shumë më të ulët. Asnjë nga dy kandidatët nuk është shprehur se cfarë do të bëhet me të mënjanuarit. Të dy duan të kandidojnë në garë se janë me miratimin e zotit. Berisha. Nuk është cështja për të mënjanuarit apo jo, por kjo parti do ndryshojë në qasjen e saj për mënyrën si do ta bëjë politikën.Unë nuk kam parë arrogancë të drejtpërdrejtë nga Ministrat siç flitet, nëse po flasim për arrogancë politike është punë tjetër. Arsyet e rezultatit zgjedhor janë më komplekse. Shpesh herë mund të kesh një medim, e diskuton, edhe sikur mos të jesh dakord, pas disa ditësh fillon e bluan. Është vështirë të kesh një hibrid. Me rëndësi është nëse krijon një frymë të re, afrimi i të mënjanuarve kalon në plan të dytë. Unë do votoj për zotin Olldashi.Nuk kam asrye të shqetësohem për këdo që mund të fitojë garën, nuk u shqetësova as kur PD drejtohej nga zoti Berisha” u shpreh Gjergji Bojaxhi.
Për të bërë diferencimin mes kandidatëve, anëtari i PD shkon dhe më tej në vlerësimet e tij, duke deklaruar se kryebashkiaku Basha është katapultim direkt i Berishës dhe familjarëve të tij. Më tej ai ka denoncuar dhe dënuar njëkohësisht influencën e familjarëve të kryeministrit Berisha në ekzekutiv.
“Brenda PD ka një grup njerëzish që asnjëherë nuk kanë qenë në vendimarrjen e familjes së Kryeministrit. Varet kush do fitojë, kjo do tregojë dhe ndikimin e Berishës në të ardhmen. Olldashi s’ka qenë asnjëherë i rehatuar me këtë ndërhyrje në parti, Basha e ka ndërtuar karrierën e tij me këtë ndërhyrje. Unë me integritetin që kam në publik, nuk mund të gënjej ata që më dëgjojnë apo shikojnë. Që ka pasur ndërhyrje të qarta në ekzekutiv nga anëtarët e familjes së Kryeministrit Berisha, ka pasur. Ai ka qenë në dijeni, përgjegjësinë atij ja kam vënë për këtë fakt, që njerëzit që kontrollonte ti ndëshkonte nëse bashkëpunonin me ta për vendime që ai nuk ishte dakord. Sot me jetën që kemi , prindi s’mund të jetë përgjegjës për veprimet e fëmijës së tij. Unë me gjërat që kam administruar nuk kam lënë të ndërhyjë njeri”tha më tej Bojaxhi.
Ofertat nga AK dhe FRD: Nuk bëj akrobacira politike
Nëse do ishte për të bërë akrobaci politike, e kisha mundësinë brenda PD. Unë jam i interesuar për jetën publike, më pëlqen, por jo aq sa për të dalë nga vetvetja. Për dy partitë nuk isha i bindur se kishin një model apo alternativë të mirë për shqiptarët. Modeli ëhstë shumë I thjeshtë, kur je në pozicione publike, duhet që primare të jetë interesi i përbashkët dhe cdo tjetër duhet të jetë dytësore. Unë të paktën kështu kam vepruar, në Shqipëri nuk ka problem ideologjik mes të majtës dhe të djathtës. Jë drejtues politik nuk ëhstë vetëm për t’iu përshtaur shoqërisë por edhe për ta udhëhequr. Misioni im për moementin është të ngre flamurin shqiptar në shtatë majat më të larta të botës.
Vota e 23 qershorit: Shqiptarët do ta kuptojnë shumë shpejt që PS-LSI nuk kanë shkop magjik
Ne jemi një shoqëri që fatkeqësinë tonë e kemi se nuk mësojmë nga të tjerët. Ne shumë gjëra mund ti kopjojmë nga vendet e tjera që kanë kaluar këtë tranzicion. Në këto zgjedhje ndryshimin e bën klientelizmi. Ky model që do qeverisë Shqipërinë katër vitet e ardhshme është i dështuar, por pas katër vitesh do të kuptojnë se Shqipëria nuk do të jetë më mirë. Nuk ka asnjë shoqëri normale, kur dikush të vjedh dhe ti thotë bravo të qoftë, kjo do të thotë se ka arritur nivelet e kanibalizmit që më shumë ha se prodhon. Mendimi i gjërave ngushtë vetëm për veten, nuk është zgjidhje. Ti mund të bësh korrupsion, por të bësh shumë gjëra. Por jo të bësh korrupsion dhe të hapet dera, ti në këtë moment je i varrosur politikisht.
Apeli i Ramës për fondet publike: Duhet ta kthejë në standard dhe për qeverinë e tij
Do të ishte mirë që jo vetëm të shprehë shqetësimin, por dhe të vendosë standartin që edhe PS 6 apo tre muaj para zgjedhjeve nuk do të bëjë marrëveshje tenderash apo shpenzime. Të njëjtat komente ka bërë dhe PD në 2005. Mirë do ishte të kishte një ndërprerje muajt e fundit, shqetësimi mund të jetë i drejtë por duhet ndryshuar modeli, mos të kemi përsëritje.
Ndërtimet pa lejë: Rama ka dhënë shembuj pozitiv, shpresoj ta vazhdojë misionin
Është një evazion i jashtëzakonshëm fiskal, në radhë të parë është mospagesë taksash dhe si e tillë duhet trajtuar. Ky shtet u shkon nga mbrapa bizneseve.Në rastin e ndërtimeve pa leje do jepja një vlerësim për kryetarin e opozitës në kohën që isha drejtues i Inspektoriatit të Ndërtimit. I kam kërkuar një takim për të kuptuar nëse do ta mbështeste punën e Inspektoriatit dhe nuk do e përdorte politikisht. Në gjithë punën që bëra ai nuk doli ta godiste politikisht, i qëndroi fjalës së tij. Shpresoj që tani që është në pozitë, ta vazhdojë këtë mision.
Privatizimet: Qeveria e re duhet të respektojë ligjin, por jo në mënyrë selektive
Në raste të caktuara s’ka arsye të mos bëhen, por nuk duhen bërë në mënyrë klienteliste. Qeveria duhet të respektojë ligjin, por jo në mënyrë të njëanshme. Nëse qeveria do përpiqet të bëjë seleksionime sigurisht është një problem. Bizneset si vendase dhe të huaja kanë nevojë për kosistencë.
CEZ, Bojaxhi: Duhet riprivatizuar sa më parë
CEZ duhet ta riprivatizojnë sa më shpejt. Privatizmi ka dështuar për shkak të institucioneve shqiptare, një pjesë edhe prej CEZ. Ajo që ka qenë dikur KESH, ka pasur tre degë. Prodhimi dhe transmetimi janë punë më teknike dhe mund të administrohen edhe nga kompani publike. Shpërndarja është shërbim në radhë të parë. Sic u privatizuan shërbimet bankare, mendoj se edhe CEZ duhet privatizuar.
Arbitrazhi me kompaninë çeke: Shteti shqiptar do dalë i humbur
Me dijeninë që kam ne do ta humbasim, përgjegjësia kryesore i takon shtetit shqiptar. Ishte një veprim i nxituar, deri iku politik përzënja e kësaj kompanie. CEZ do ta fitojë gjyqin në Arbitrazh ndaj shtetit shqiptar.
