Bogdani, Ramës: Nuk po i vë faj njeri grekut, fajin po ta vejnë ty
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, akuzon kryeministrin Rama si përgjegjës për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Përmes një postimi në Facebook, Bogdani shkruan se nuk po fajëson njeri shtetin grek, por vetë Ramën, pasi qytetarët janë të shtetit që ai qeveris.
Bogdani bën thirrjes për të bërë tampoe falas për qytetarët.
Postimi i Bogdanit në Facebook
Nuk po i ve faj njeri Grekut, fajin po ta vejne ty!!!
Sepse faji eshte i yti dhe qytetaret normalisht duhet te jene te 'tute'!!!
Se pari dergo shendetesine falas te Beqas te beje tamponet dhe testet per qytetaret!
Se dyti dergo helikopteret e ushtrise jo per xhiro turistike, por per te derguar ndihma bazike per dhjetra mijera qytetaret e bllokuar!
Se treti Gjino te lere pushimet e te shkoje ne Greqi nese eshte minister i jashtem i Shqiperise!
Se katerti dergo policine e Leshit te mbaje sigurine e te parandalojne makinat e shtetit tend te marrin jete njerezish!!!
E se fundmi, jep doreheqjen, se derisa thua po ben maksimumin dhe maksimumi yt le me dhjetra mijera njerez ne meshire te fatit per disa dite me radhe, tregon qe minimalisht je totalisht i paafte!!!
