Bizneset në Vlorë i ankohen Bashës: Po falimentojmë, malli po na prishet se nuk ka shitje

Bizneset në Vlorë i ankohen Bashës: Po falimentojmë, malli

Lulzim Basha, u takua me tregtarë në Vlorë,  të cilët ju ankuan atij për kushtet e vështira, duke theksuar se jan në kufijtë e mbijetesës. Basha tha se në 8 vite qytetarët janë braktisur, ndaj sipas tij vendit i duhet nje qeveri qe mendon për ta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ishte në Vlorë ku u takua me biznesin e vogël dhe me tregtarë në tregun e fruta-perimeve.

Ata ju ankuan kryetarit të opozitës për kushtet e veshtira që po kalojnë, ndërsa theksuan se kanë 30 vite që paguajnë taksat, por pushteti vendor dhe qendror as  që i kthen syte nga ta.

"Nuk kemi asnjë mbështetje."

"12 orë punë, 10 euro dita."

Basha tha se vendi ka nëvojë për një qeveri që në vëmendje ka qytetarin dhe taksat i kthen në shërbim dhe jo pagesa korrupsioni.

"Ju do ta ktheheni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju dhe mendon për vetë."

Lulzim Basha, tha se shqiptarët kanë 8 vite që gënjehen dhe nëpërkëmbën, ndaj ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të ndryshuar realitetin.  

Basha u ndal edhe në një kafe me një grup pensionistësh të cilët diskutuan problematikat e tyre për pensionet dhe pandeminë.

Vendi Lajme Politikë pandemia biznesi ne vlore basha me biznesin

EMISIONET