Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Ora News e RTV Ora ju uron: Gëzuar!


Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festuan Kurban Bajramin.

Ashtu si për Fiter Barjam, falja e namazit ishte organizuar pranë xhamive si masë kundër përhapjes së koronavirusit

Ishin udhëzuar të ruanin distancë e të mbanin maska, por thirrja nuk u respektua masivisht.

Në Korçë, sic tregojnë pamjet, falja e namazit u bë në sheshin para xhamisë së “Iljaz Bej Mirahorit”, por besimtarët nuk i lanë vendet bosh.

Të paktë ishin ata që Zotit iu lutën me maska.

As në Elbasan rregulli i distancimit nuk u zbatua as aty.

Por myftiu i Elbasanit u kujdes që koha e qëndrimit brenda xhamisë të ishte e shkurtër.

Besimtarët me maska ishin të paktë, ndërsa disa mbrojtën idene se ruajtja e distancës do të ishte më e lehtë në sheshe.

Pamje të ngjashme ishin edhe nga Xhamitë e ShkodrësDurrësit e Vlorës

Protokolli i përcaktuar u neglizhua edhe në Xhamitë e Dibrës, Kukësit e Fushë Krujës, pavarësisht se imamët u sollën në kujtesë rrezikun e koronavirusit që ka prekur edhe këto qytete.

Në Lushnje, një pjesë e mirë kishin maska, ndërsa distanca u neglizhua.

Festa e Kurban Bajramit shënohet me bërjen e një kurbani, ku një pjesë e tij u jepet familjeve në nevojë.

Në thelb të kësaj dite është bamirësia  e  solidariteti.

https://youtu.be/79NKImf55yc


Ne foto: Falja e Kurban Bajramit ne Korce
https://youtu.be/PQ9gP6nOrHQ

Vendi Lajme Sociale kurban bajrami

EMISIONET