"Besimi i tij mashtrues po i kushton jetën amerikanëve" Harris akuzon Donald Trump se nuk e ka marrë seriozisht pandeminë

"Besimi i tij mashtrues po i kushton jetën amerikanëve"

Kamela Harris demokratja e cila do të kandidojë për zv.presidente të SHBA, ka fajësuar Presidentin aktual Donald Trump për  rritjen e numrin të infektuarëve dhe vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.

Ajo e akuzon atë për dështim, pasi nuk e ka marrë seriozisht pandeminë.

Harris e mposhti Trumpin në ngjarjen e saj të parë në  fushatën elektorale me Joe Biden.

"Ky virus ka prekur pothuajse çdo vend, por ka një arsye që e ka goditur Amrikën më keq se çdo komb tjetër. Është për shkak të dështimit të Trump pasi ai nuk e ka marre seriozisht këtë çështje që prej fillimit"- tha Harris gjatë një deklarate në Wilmington, Delaware.  

Ajo tha se  besimi i tij mashtrues që di më mirë se ekspertët i ka kushtuar jetën amerikanëve.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë për këto deklaratë të bëra nga Harris.

Bota Lajme donald trump pandemi Covid-19 SHBA Kamela Harris

EMISIONET