Berisha: PD po shkon drejt fitores së sigurt, Edi Rama po xhiron në boshllëk
Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD po shkon drejt fitoret së sigurt në këto zgjedhje.
Lela: Po nëse PD humb zgjedhjet kush do ta mbajë përgjegjësinë?
Berisha: Kjo është njëlloj sikur të gjesh një siamez në shkretëtirë. PD po shkon drejt fitores së sigurt. Në gjithë vendin ndjehet një aromë e fitores. Pollet dëshmojnë të njëjtën gjë. Për këtë fitore merita kryesore i takon atij që udhëheq, kryetarit dhe opozitës shqiptare.
Kam konstatuar që kudo ku shkoj, përfaqësuesit e opozitës në fushatë, ndjehet në këto takime optimizmi dhe fitorja. Njerëzit shohin Edi Ramën që xhiron në boshllëk.
