BE shtrëngon masat e eksportimit të vaksinave anti-Covid pasi AstraZenca nuk siguroi dozat e premtuara

BE shtrëngon masat e eksportimit të vaksinave anti-Covid pasi

Ashtu si ShBA-ja, edhe Bashkimi Europian mund të vendosë kufizime për eksportin e vaksinave që prodhohen në bllok. Paralajmërimi i bllokut vjen pasi dy prodhuesit Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca kanë njoftuar uljen e numrit të dozave që ishin premtuar më parë. E para që do të ndikohet nga një vendim i tillë është Britania.

Bashkimi Europian paralajmëroi të kufizojë eksportin e vaksinave që prodhohen në bllok, pas mosmarrëveshjes me firmën AstraZeneca mbi reduktimin e dërgesave.

Javën e kaluar AstraZeneca e njoftoi Bashkimin Europian se do të ulte numrin e dozave që do të shpërndajë për bllokun për shkak të problemeve në linjën e prodhimit. Gjithashtu Pfizer-BioNTech ka njoftuar se numri i dozave do të jetë më i ulët në BE, duke ngadalësuar kështu të gjithë programin europian të vaksinimit.

Furnizimi me vaksina është kthyer në një temë të nxehtë ndërsa vendet e BE-së synojnë të ulin normën e infektimeve.

Mosmarrëveshja me AstraZeneca-n mund të ndikojë furnizimin me vaksina të Mbretërisë së Bashkuar me dozat e Pfizer-BioNTech që prodhohet në Belgjikë.

Duke iu përgjigjur komenteve të Bashkimit Europian, ministri britanik për Shpërndarjen e Vaksinës Nadhim Zahawi tha të martën se furnizimi ishte i kufizuar po shtoi: "Jam besimplotë se si AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech do të na sjellin sasitë e rëna dakord për të plotësuar objektivat e përcaktuara për shkurtin dhe në vazhdim.”

Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë Stella Kyriakides tha më herët se blloku europian “do të marrë çdo masë për të mbrojtur qytetarët”. Ajo kërkoi që kompanitë të prodhojnë vaksina anti-covid në BE duhet të lajmërojnë në kohë kur duan të eksportojnë drejt një vendi të tretë.

Prej kohësh Bashkimi Europian është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave që ble në emër të vendeve anëtare.

Bota Lajme Europa BE masat anti-covid

EMISIONET