Ekskluzive/ Bashkëpunimi mafioz Shqipëri-Itali, emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe akuzat

Ekskluzive/ Bashkëpunimi mafioz Shqipëri-Itali, emrat e

Bashkëpunim mafioz mes Shqipërisë e Italisë, me aktivitet korruptiv e sipërmarrës ku janë përfshirë emra të Guardia di Finanza italiane, politikanë kalabrezë, sipërmarrës italianë e shqiptarë, e eksponentët të mafias Ndrangheta.

Megaoperacioni i Antimafias së Katanzaros ka çuar në vënien nën masa ndalimi e nën hetime të një numri të madh personash, eksponentë mafiozë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si "Grande Aracri", "Arena", "Buonaventura"e Aracri", që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë,  profesionistë e funskionarë publikë.

Aktiviteti kriminal i tyre kishte investuar në Shqipëri pëmes lidhjeve korruptive me politikanë e funksionarë shtetit.

Megaoperacioni i koduar "Basso profilo" (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore,  prej të cilëve 200 trupa të Antimafias italiane, e 170 forca policore nga Guardia di Finanza e Policisë së Shtetit e ka ekzekutuar 50 masa ndalimi,  35 persona janë vënë në arrest shtëpiak, 13  në burg, e 2 persona me detyrim paraqitje.

Mes tyre janë dhe 7 shtetas shqiptarë, një prej të cilëve është femër. 

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane me lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri si dhe janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Ky grupim kriminal në veprim me mafian kalabreze Ndrangheta, ishte shtrirë në të gjithë territorin kalabrez e ishte strukturar mbi një formulë kriminale me një evazion sistematik të taksave përmes kompanive fiktive e operacioneve financiare të paekzestueshme.

Sektori i preferuar i tyre ishte ai i instrumenteve mjekësore të mbrojtjes personale si maska, doreza, kaska oksigjeni etj. 

Për veprimin e aktivitetit të tyre korruptiv kishin ngritur disa kompani fiktive në pronësi të personave fals, "presta nomi" shtetas shqiptarë e italianë që zgjidheshin nga mafia kalabreze Ndrangheta e që hapnin e mbyllnin kompani biznesi të paekzisstueshme.

RTV Ora ka siguruar detaje ekskluzive nga ky operacion dhe do i publikojë në në vazhdim...

 Aferat

Sipas dosjes së siguruar nga RTV Ora akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve të megaoperacionit të antimafias italiane i koduar “Basso profilo” janë:  Bashkëpunim e pjesëmarrje në aktivitet mafioz, afera korruptive me funksionarë publikë e sipërmarrës, abuzim me detyrën, kërcënim mafiozë, trafiqe kapitalesh të paligjshme, mashtrime fiskale në dëm të shtetit, mashtrim informatik, krim tatimor, pastrim parash, shkëmbime favoresh elektorale, “presta nomi” kompanive fiktive, nxjerrje të sekretit profesional janë akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve të megaoperacionit të antimafias italiane i koduar “Basso profilo”.

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane me lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri si dhe janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Ky grupim kriminal në veprim me mafian kalabreze Ndrangheta, ishte shtrirë në të gjithë territorin kalabrez e ishte strukturar mbi një formulë kriminale me një evazion sistematik të taksave përmes kompanive fiktive e operacioneve financiare të paekzestueshme.

Sektori i preferuar i tyre ishte ai i instrumenteve mjekësore të mbrojtjes personale si maska, doreza, kaska oksigjeni etj.

Për veprimin e aktivitetit të tyre korruptiv kishin ngritur disa kompani fiktive në pronësi të personave fals, “presta nomi” shtetas shqiptarë e italianë që zgjidheshin nga mafia kalabreze Ndrangheta e që hapnin e mbyllnin kompani biznesi të paekzistueshme.

Pronarët shqiptarë

Është dokumentuar se “Pronarët” shqiptarë të kompanive kanë mbërritur nga Durrësi në Bari ku janë pritur nga bosat ndraghetistë e më pas janë shoqëruar në Catanzaro ku janë pajisur me kode Nipt tatimore italiane.

Përmes dokumentacioneve të firmosura nga noteri ata janë bërë pronarë të kompanive të pakezistueshme që shërbenin vetëm për pastrimin e parave të mafias kalabreze Ndrangheta.

Lidhjet me Shqipërinë

Në dosjen hetimore e informacionin ekskluzive të siguruar nga RTV Ora, në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë të ndrineve kalabreze të përfshira në këtë operacion e i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.

Dosja hetimore mbi 1000 faqe dokumenton mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike, 1800 llogari bankare në vëzhgim e 388 mijë operacione financiare.

Në dokumentet ekskluzive të RTV ORA, zbardhet se një nëntent i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e Antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri.

Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e  Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Aktiviteti sipëmarrës në Shqipëri u interesonte dhe politikanëve e funsionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir. Tomaso Brutto është këshilltar në komunën e Cattanzaros  e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

Pergjimi i antimafias

Nga përgjimet e Antimafias , politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.

Në një tjetër përgjim të Antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish-funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro  siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë e se për të të bërë biznes duhej paguar rushfete.

“Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…” thotë ai në këtë bisedë.

Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugurua më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësor, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj.

Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.

Roli i Odetes

Dosja hetimore zbardh dhe rolin e shqiptares Odeta Hasaj e cila në bashkëpunim me financierin Ercole Alessandor përcillnin informacion mbi operacione policore e hetimet ndaj shtetasve shqiptarë e italianë.

Megaoperacioni “Basso profilo” çoi në sekuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 45 banesave, 29 automjeteve luksoze, mes të cilave 2 Porsche, 77 llogari bankare, 2 karta krediti, 1 shufër floriri, 1 mjet lundrues, 1 orë Rolex. Afera korruptive kapërcente mbi 250 milionë euro.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar

BACI Edmond lindur në Tirana (Shqipëri ) 29.12.1966, banues në Catanzaro. masa ndalini në burg

BACI Henrik, lindur në Shqipëri 16.01.1976 banues në Shqipëri

HASAJ Odeta, lindur në Shqipëri 16/05/1967; masë ndalimi shtëpiak

HOXA Bilar, lindur në Shqipëri 17.04.1991, banues në Shqipëri

KETA Alban, lindur në Shqipëri 27.12.1993, banues në  Catanzaro

KOCI Bledar, lindur në Tirana ( Shqipëri) 09.06.1988, banues në Tiranë

VOCI Memlin, lindur në Shqipër (EE) 05.03.1967, banues në Catanzaro

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Mafia italiane në Tiranë?! Ora News zbardh përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi

EMISIONET