Balla: Synojmë që 2 në 3 shqiptarë të mos paguajnë tatim mbi pagën, devidentin e ulëm që të çlirojmë para në ekonomi
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se qeverisje PS-së synon që 2 në 3 shqiptarë të mos paguajnë tatim mbi pagën.
Balla tha se ndërhyrja për uljen e devidentit ishte për të çliruar sa më shumë para në ekonomi dhe për të qenë sa më konkurencialë në rajon.
Balla: Synojmë që 2 në 3 shqiptarë të mos paguajnë tatim mbi pagën. Duke e rritur pagën minimale në 400 mijë lekë, të garantojmë që ata që paguajnë më pak të mos paguajnë tatim mbi pagën dhe të gjithë atë që e marrin ta çojnë në shtëpi. Nëse vjen ministre Financash Mona dhe Luli, do të fusë 12 ballokume dhe do të nxjerrë 6.
Ndërhyrja për uljen e devidentit ishte për të çliruar sa më shumë para në ekonomi. Unë bëj pjesë tek ata njerëz kur vjen puna për fitimet e kompanive, mendoj se duhet të jemi konkurencialë në rajon. Nëse duam që të rrisim prezencën e kompanive të huaja, ne duhet të jemi konkurencialë. Nuk të vjen në Shqipëri për një tatim mbi devidentit me 15%, në një kohë kur Maqedonia e Veriut e ka 8%.
