Balla: Kundërshtari im në Elbasan nuk janë Monika e Bardhi, por zyrat e shtetit që nuk ofrojnë shërbime ndaj njerëzve

Balla: Kundërshtari im në Elbasan nuk janë Monika e Bardhi, por

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se kundërshtari i tij në Elbasan nuk janë Monika kryemadhi dhe Gazment Bardhi, por ato zyra shteti që ende nuk ofrojnë shërbime ndaj njerëzve.

Balla: Kundërshtari im në Elbasan nuk janë Monika kryemadhi dhe Gazment Bardhi, por ato zyra shteti që ende nuk ofrojnë shërbime ndaj njerëzve. Kjo pasi qytetarët presin më shumë nga ne. Ne kemi arritur t'i reformojmë, po nuk janë në nivelin që duhet.  

Ne kemi arritur që të çlirojmë historinë që tatimet ishin uzurpuara nga tepsia. Kemi arritur të bëjmë një super diferencë për legalizimet. Berisha erdhi në 2005 me historinë e legalizimeve dhe bëri 22 mijë legalizime në 8 vite, ndërsa ne kemi bërë 200 mijë. Pra, 10 herë më shumë.

https://youtu.be/tQET0f1s6Hs

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë taulant balla sherbime gazmend bardhi RTV Ora

EMISIONET