Babai i moderatores së njohur fiton betejën me koronavirusin: Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je
Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është rikthyer përditshmërisë, pas lindjes së djalit.
Ajo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se babai i saj ka fituar betejën me Covid-19. Moderatorja ka thënë se ata po takohen pas tre javësh pasi i ati ka qenë i izoluar në shtëpi për shkak të infektimit. Lajmi i mirë është që babai i Arbanës ka kaluar sëmundjen.
“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë, (qesh)”, thotë moderatorja e njohur në videon ku shfaqet me të atin.
Në video ka shkruar: “Takim me Demon pas 3 javësh”.
