Babai i Aldo Hoxhës sulmon policinë: Skenar i organizuar qëllimisht ndaj djalit tim

Babai i Aldo Hoxhës sulmon policinë: Skenar i organizuar

Lodhja është e dukshme tek Nexhmi Hoxha, babait të tre fëmijëve, ku më i vogli quhet Aldo që mbahet në qeli për vrasje. Edhe lajmi për arrestimin e një tjetër personi për akuzën që i mban të birin pas hekurave, nuk ia ka hequr dhimbjen prej shpirtit prindëror. Ndoshta shumë shpejt djali do të kthehet në shtëpi, por duke mbartur një padrejtësi të madhe mbi supet ende të njoma. Si baba e ka besuar që në krye të herës se Aldo nuk ishte autori i vrasjes së Fatbardha Tafa, dhe për të pritja e të drejtës është e paqtë, por me revoltën e madhe brënda padrejtësisë që i është bërë.

Ai ka ndjekur rreth 30 seanca gjyqësore të të birit, po ashtu ka shkuar në çdo takim për ta parë nga afër. Djali, thotë ai- ka pësuar traumë.

Hoxha mendon se arrestimi i të birit nuk është gjë tjetër veçse një skenar i mirëorganizuar i shtetit, që ai preferon ta quaj regjim.

Më shumë se lodhje prej pritjes, dhimbja për të qënë pas hekurave, për një krim të pakryer , siç thotë ai, e bënë ta ndjek këtë çështje në të gjitha hapat ligjor, edhe në Gjykatën e Strazburgut, nëse është nevoja.

EMISIONET