Identifikohet viktima e parë e shpërthimeve, shpëtojnë vajzat binjake

Brukseli mbajti një minutë heshtje sot në mesditë për nder të viktimave të tre shpërthimeve të së martës 22 mars 2016.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur identifikimin e 31 viktimave dhe 230 të plagosurve të 3 shpërthimeve në aeroportin Zaventem dhe në metro.

Viktima e parë që është identifikuar është Adelma Marina Tapia Ruiz, 36 vjeçarja peruane e cila jetonte prej 6 vitesh në Belgjikë.

Së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy vajzat binjake, Mauren dhe Alondra, vetëm 3 vjeçe ishin në aeroportin Zaventen në pritje për tu nisur drejt Nju Jorkut. Teksa prisnin fluturimin Christophe Delcambe vendos ti dërgojë vajzat të lozin vetëm pak metra larg, pa e ditur se po u shpëtonte jetën. Shpërthimi i mori jetën bashkëshortes së tij ndërsa ai është plagosur.

Mes të plagosurve janë shtetas me kombësi franceze, italiane,britanike, kolumbiane dhe ekuadoriane.

[caption id="attachment_705716" align="alignnone" width="732"]HOMAZHET Nje minute heshtje ne Bruksel per viktimat[/caption]

C_4_articolo_2166590__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image

 

1365

[caption id="attachment_705724" align="alignnone" width="620"] Brazilian basketball player Sebastien Bellin Basketbollisti brazilian Sebastien Bellin[/caption]

/Oranews.tv/

EMISIONET