Azilantët nga Kukësi, kryebashkiaku: Situatë emergjente, por qeveria pa strategji

Vala e shqiptarëve si azikërkues në Gjermani, shihet nga vendorët e djathtë si mungesë strategjie e qeverisë për të ndalur këtë fenomen.

Bashkim Shehu, kryetar i bashkisë së Kukësit i ftuar në Ora News tha se qyteti që ai drejton është ndër më të prekurit nga largimet masive ndërkohë që qeveria merret vetëm me aksione politike.

Bashkim Shehu: “Kjo është emergjencë kombëtare dhe reagimi është pothuajse zero. Qeveria duhet të ketë strategji. Duhet të ngrejë një komision ose një agjenci. Është situatë emergjente, njerëz të shkolluar po ikin nga Kukësi dhe mundësia e punësimit, investimet kanë qenë zero. Kemi të bëjmë vetëm me aksione që i frikësojnë njerëzit. Shumica e të rinjve që unë i takoj në Kukës thonë se kemi frikë nga arrestimet

Për kryebashkiakun mund të ndërmerren disa masa për të frenuar azilkërkuesit.

Bashkim Shehu:I bëj thirrje qeverisë që Kukësit duhet t’i kthehen subvencione, është pikë që do punoj fort për rikthimin e saj, subvencione për ngritjen e ekonomive të vogla”.

Zoti Shehu tha se ndarja e re territoriale është e pasdituar dhe se mjaft qytetarët nuk po marri në zyrate e pushtetit vendor.

Bashkëpunimi me qeverinë, tha Shehu, është një detyrim ligjor i kryeministrit rama ndaj të zgjedhurve vendor pavarësisht ndarjes poltitike. Përvec azilantëve, problem tjetër madhor për Kukësin sipas kryebashkiakut është mungesa e ujit të pijshëm.

[caption id="attachment_566629" align="alignnone" width="640"]I ftuar në studion e Ora News, kryebashkiaku i Kukesit, Bashkim Shehu I ftuar në studion e Ora News, kryebashkiaku i Kukesit, Bashkim Shehu[/caption]

/Oranews.tv/

EMISIONET