Avokatja: Ok Prifti, po mjekët e tjerë janë engjëj? Mua më operoi një familjar dhe s'më ka marrë një qindarkë
Avokatja, Mirela Jorgo, kardiokirurgu i QSUT-së, Edvin Prifti, nuk është "molla e kalbur" e sistemit të shëndetësisë.
Sipas saj, është e pafalshme që sistemi publik i shëndetësisë është katandisur me vetëm një kardiokirurg.
Për Rtv Ora ajo tregoi eksperiencën me mjekun, duke u shprehur se ka operuar një familjar të saj dhe nuk i ka kërkuar një qindarkë.
Jorgo: Nëse do ti hyhet me detaje sistemit të shëndetësisë për të parë çfarë po ndodh me sistemin e shëndetësisë me të gjithë kolegët e doktor Edvin Priftit, a janë të gjithë ëngjëj apo sistemi i shëndetësisë është totalisht i korruptuar? Personalisht kam pasur eksperiencë me doktorin, një familjar imi është operuar dhe nuk më ka kërkuar asnjë qindarkë, nuk e di për opinionin që ka akuza se nuk të operonte nëse nuk të jep kaq apo aq. Pse kjo shoqëri shqiptare nuk e ka denoncuar qoftë dhe për një ryshfet të një sasie të vogël dhe jo 1-2 mijë euro. Në momentin që sistemi i shëndetësisë është vetëm një kardiokirurg kaq të zotin pse e ke degraduar sistemin e shëndetësisë publik deri në këtë pikë?
