Avokati Muçi: I kërkuam prokurorisë tërheqjen e vendimit për sekuestro të RTV Ora e Ora News, nëse nuk arsyeton, do përballemi në Gjykatë
Nga studioja e Ora News, përfaqësuesi ligjor i RTV Ora dhe Ora News, Besnik Muçi, sqaroi të gjitha hapat që kanë bërë të dy si avokatë, bashkë me Jordan Dacin, për të vërtetuar ligjshmërinë e pasurisë së presidentit të televizionit. Sipas Muçit, prokuroria dhe gjykata janë nxituar në marrjen e vendimit. Megjithatë, pala mbrojtëse, theksoi ai, kanë bërë atë që i kanë kërkuar prokurorisë që ta tërheqë një vendim të till, në të kundërt, ai paralajmëron përballjen në gjykatë.
Muçi: Por duke pasur parasysh atë natyrën e shproporcionalitetit, është kusht për vendosjen e sekustros, pra me të vërtetë në këtë moment, prokuroria dhe gjykatat nuk mund të bënëin një analizë shteruese financiare, por duhet të konstatotin shproporcionalitetin. Në rastin e pasurive të z. Ndroqi nuk ekziston një proporcionalitet i tillë. Një pikë tjetër është që nevoja e sekuestros lind në kushtet e emergjencës.
Pra kur ekziston një mundësi që pasuritë e z.Ndroqi mund të humbisnin, mund të tjetërsoheshin. Nga analizat që kemi bërë nuk kemi parë ndonjë aktivitet të ndryshëm, të vitit të fundit, ose të vitëvë të fundit, nga gjithë aktiviteti 20 vjeçar i z.Ndroqi. Detyra jonë si mbrojtës është të bëjmë me dije, të nxjerrim në pah, atë nen juridik që i kërkon ligji, të cilët plotësohen ose jo në rastin e sekuestrimit të pasurisë. Unë mendoj që edhe prokuroria në kërkesë, edhe Gjykata në marrjen e vendimit, është nxituar.
Fillimisht duhet të kryhej një hetim, nëse nuk është kryer një hetim, për të vendosur mbi shproporcionin, nuk mund të vendosësh sekuestron. Tashmë që të gjitha burimet u vërtetuan, ne i kërkuam prokurorisë sot që të hiqet masa e sekuestros. Natyrisht nëse prokuroria nuk e bën një gjë të tillë, ne do të vazhdojmë procesin edhe në Gjykatë. Edhe një gjë tjetër, gjatë konsultave na është thënë që pasuritë e z.Ndroqi, po humbasin vlerë në mënyrë drastike gjatë kësaj periudhe.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online, E.T
