Avionë luftarakë nga Franca, grekët 'bëjnë të fortin': Erdogan, ktheji sytë tani nga Egjeu
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke ka publikuar fotografi të katër avionëve “Rafale” në bazën e Tanagras.
Katër avionët janë transferuar nga Egjipti në Greqi pasi këta të fundit do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake dypalëshe gjatë ditëve në vijim në kuadër të rritjes së bashkëpunimit, shkruajnë mediat në Athinë.
Greqia do të blejë 18 avionë ushtarakë “Rafale” nga Franca, me të cilët synon që të balancojë supremacinë turke në rajon.
Ndërkohë që vazhdon një stërvitje e përbashkët ushtarake greko-franceze, që përfundon ditën e nesërme.
Një ditë më parë, mediat greke shkruanin se me mbështetjen e Francës nuk do të kishin më probleme nga Turqia duke nxjerrë edhe tituj të fortë të tipit: Erdogan, ktheji sytë tani nga Egjeu!.
