Ngjarjet kriminale në Tiranë ende pa autorë
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijëni për vrasjen e mbrëmjes së të hënës, ku mbeti e vdekur Majlinda Hoxha dhe u plagos shtetasi Elton Fusha.
Ndërsa pista kryesore që kanë blutë e Tiranës është ajo e një konflikti të vjetër të objektivit të këtij atentati Elton Fushës. Nga grupi hetimor bëhet me dije se ky shtetas ka qënë i dyshuar për një plagosje të bujshme ndodhur në kryeqyet në vitin 2009 në zonën e liqenit artificial,dyshime të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.
Megjithatë kjo është vetëm një nga pistat, pasi grupi hetimor nuk ka anashkaluar edhe ndonjë pistë tjetër si ajo e një konflikti të çastit ndodhur në pikën e basteve apo edhe debateve që Fusha ka patur kohët e fundit në lidhje me biznesin e tij.
Për autorin policia e Tiranës nuk ka mundur të bëjë hapa përpara në identifikimin e tij,pasi ka qënë një ngjarje me dinamikë të shpejtë,pavarësisht se ka ndodhur në zonën më të populluar të Tiranës, atë të ish-bllokut.
Ndërsa sa i takon atentatit të së dielës në mbrëmje ku Petrit Markut iu vendos C4 në makinë e tij,ende nuk ka një autor pavarësisht se policia e Tiranës ka shoqëruar 15 persona. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se është zgjeruar harta e hetimeve duke shoqëruar 15 persona në Laç, Kurbin dhe Mirditë.
Për këtë policia ka shoqëruar të afërm të Manil Likës, i vrarë nga Marku, në rrugën ''Mine Peza'' në vitin 1999. Sipas uniformave blu kjo është edhe pista kryesore e hetimit për zbardhjen e ngjarjes por ka dyshime të forta se Marku ishte i implikuar në një tjetër vrasje në Belgjikë,ngjarje kjo e cila e ka shtyrë të kthehej në vendin tonë.
43 vjeçari humbi të dyja këmbët nga shpërthimi i ndodhur në automjetin e tij Benz Kabriolet ndërsa dëmtimet kanë qenë të lehta për motrën e Markut, djalin e saj dhe bashkëjetuesen holandeze të 43-vjeçarit, që ndodheshin bashkë me të në automjet.
Ngjarjet e vjetra kriminale po kthehen në një problem aktual për policinë e shtetit,ku thuajse të gjitha vrasjet e ndodhuRa në kryeqytet janë rezultat i ngjarjeve ose pa autor,ose të dënuar të liruar përpara kohe.
