Zjarri djeg banesën në Shkodër

Një banesë u përfshi nga flakët në rrugën “Ludovik Saraçi” në afërsi të Trumës së Dugajave të Reja në Shkoder. 

Ende të paqarta janë shkaqet e këtij zjarri, që fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa demet materiale janë të shumta. 

Kanë qenë fqinjët që konstatuan flakët dhe njoftuan shërbimin zjarrfikës, e cila ndonëse mbërriti me shpejtësi, si pasojë e vjetërsisë së banesës, nuk arriti ta shpëtojë atë. 

Fatmirësisht zjarri nuk u përhap tek shtëpitë ngjitur, ndërsa në momentin e shfaqjes së flakëve brenda banesës në pronësi të Pjetër Pjetrës nuk kishte njeri, fakt që konfirmohet nga i afërmi Klement Pjetra.

Drejtori i Emergjencave në bashkinë Shkoder, Ridvan Bushati, pranon vështirësitë që hasen me të tilla raste, kryesisht nga bllokimet që u bëhen rrugëve dhe rrugicave në hyrje të blloqeve të banimit.

Ai ka edhe një apel për institucionet dhe qytetaret në prag të stinës së verës, që rastet e zjarrit shtohen ndjeshëm.

Nga ky zjarr mbesin në qiell të hapur 4 pjestarët e familjes Pjetra, ndërsa pritet akt-ekspertiza e plotë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

 

EMISIONET