Zjarr në pyllin e "Pish Poros", policia apel banorëve: Largohuni nga banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në pyllin e "Pish Poros", ku si pasojë janë djegur 3 vatra, sipërfaqe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje.
Sipas policisë së Vlorë zjarri ka rënë rreth orës 15:23 minuta.
Erërat e forta kanë bërë të mundur përhapjen me shpejtësi të zjarrit duke u afruar drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit.
Përveç përpjekjeve që po bëhen për neutralizimin e situatës, Policia u bën thirrje qytetarëve që banojnë pranë kësaj zone, të marrin masa për t'u larguar nga ato banesa të cilat rrezikohen nga flakët.
Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Gjithashtu, në ndihmë të situatës ka ardhur edhe një Helikopter nga Tirana.

