Zbulohet certifikata e vdekjes së Avicii-t
Certifikata e vdekjes së Avicii-t ka dalë zyrtarisht. DJ i famshëm vrau veten në mënyrë tragjike në prill. Shkaku i vdekjes së tij nuk është shkruar në certifikatë.
Ajo çfarë bie në sy sipas TMZ është data e vdekjes së Avicci.
Data e vdekjes është shkruar në bazë të kalendarit Hijri që është 8 prill 1439.
Feja është shënuar si e krishterë dhe kombësia suedeve.
Emri dhe data e tij e lindjes janë fshehur, për arsye të papërcaktuara.
Vdekja e Avicii tronditi mbarë opinion publik botëror. Ai vrau veten në moshën 28-vjeçare duke përdorur një gotë të thyer për të prerë veten.

