Zambia, ushtria në aksion kundër kolerës

Zambia, ushtria në aksion kundër kolerës

Presidenti i Zambias, Edgar Lungu ka angazhuar ushtrinë e vendit për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së kolerës, njoftoi Reuters duke cituar zëdhënësin presidencial Amos Chanda.

Presidenti u bëri thirrje forcave të mbrojtjes që të "pastrojnë tërësisht" kryeqytetin Lusaka.

Epidemia është ndezur në Zambia që nga fundi i shtatorit, me 547 raste të regjistruara, duke përfshirë 15 vdekje deri më 7 dhjetor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

EMISIONET