Vritet “përsëri” Abu Bakr Al-Baghdadi
Është folur disa herë në kohë të ndryshme që lideri i të ashtuquajturit Shteti Islamik se është vrarë.
Pak kohë më parë, ishte Rusia që tha se lideri i ISIS ishte vrarë në një kompleks ndërtesash në Raqqa.
Së fundmi, është Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) që deklaron se Abu Bakr Al-Baghdadi është vrarë.
"Ne kemi konfirmuar informacione nga udhëheqësit, duke përfshirë një nga radhët e parë, në [territorin Isis] në fshatin lindor të Deir Ezzor", tha të martën, drejtori i grupit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Rami Abdulrahman për Reuters.
Nuk ka pasur konfirmim nga agjensia zyrtare e lajmeve Isis Amaq. Burimet e SOHR nuk thanë kur Bagdadi supozohej se ishte vrarë apo se si kishte ndodhur kjo.
