Shkodër, 32 vjeçari vritet me armë pranë varrezave

Shkodër, 32 vjeçari vritet me armë pranë varrezave

Një 32 vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të diele në afërsi të varrezave të qytetit në "Stom Golem". 

Policia lokale sqaron se viktima është shtetasi Anxhelin Shkami, i cili është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë brenda makinës së tij tip "Benz", nga persona ende të paidentifikuar.

Ka qenë një telefonatë rreth orës 11:10 minuta në sallën operative, ajo që ka lajmëruar se në rrugën që të çon në varreza, brenda një automjeti ishte një person i pajetë.

"Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete", sqaron komunikata zyrtare.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen policia lokale për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.




EMISIONET