Vogue i jep fund “ekspozimit” të gjoksit
Zbulimi i gjoksit ka marrë fund, sipas Vogue.
Bibla e modës thotë se luku ka dështuar, dhe se dekoltetë që ekspozojnë më shumë seç duhet nuk janë më në modë.
Vendimi është marrë në botimin e këtij muaji të revistës, ku shkruhet se modelet tanimë do të tregojnë më shumë shpatulla, bark dhe këmbë.
Sipas artikullit, të titulluar “Duke kërkuar dëshpërimisht dekolte”, ekspozimi i gjoksit për të treguar fuqi seksuale, për të joshur, frymëzuar epsh ose thjesht për tu dukur, ka mbaruar, ose të paktën po bën një pushim të shkurtër”.
“Gjoksi nuk do të nxirret më nga zonjushat,” shkruhet në artikull.
Stilistja Elizabeth Saltzman tha se ka pjesërisht një rritje të komenteve të frikshme online, që shtyn femrat të mos publikojnë më foto me dekolte të theksuar.
“Në ato raste kur dekolteja është më e dukshme, ajo që ndodh në Instagram është: 100 mijë komente ku 90 mijë janë për gjoksin e saj. Kjo nuk është e shëndetshme, është e frikshme,” u shpreh ajo.
/Oranews.tv/
