Video/ Qeni i zgjuar thotë 'Hello'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2019, 10:52
Një video shumë gazmore tregon një qen që i thotë 'hello' pronares së tij.
George, 6-vjeç, filloi të thoshte fjalën përshëndetëse dy vite me parë.
Pronarja Kathryn Schofield tha se ia përsëriti disa herë derisa qeni e mësoi ta thoshte në mënyrë të përsosur.
Në video shihet George në prehrin e 36-vjeçares. Kur Kathryn i thotë 'hello', qeni i përgjigjet 'hello'.
