Kërkohet shkarkimi i anëtarit të KLP-së, Besnik Cani
Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Besnik Cani prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u bë duke marrë në konsideratë edhe rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, pasi bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.
"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, " informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.
Arsyet e ankimimit
-Komisioneri Publik konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni janë të gabuara dhe jo në pajtueshmëri me provat e administruara.
-Për kriterin e pasurisë, nuk ka dhënë prova konkrete dhe shpjegime bindëse lidhur me shpenzimet e kryera për ndërtimin e banesës në ***, ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme ndër vite, si dhe rezulton me mungesë të burimeve të ligjshme financiare;
Nderkohe që subjekti i rivlerësimit ka detyrimin kushtetues për të shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, ekzistencën e të ardhurave të ligjshme, dhe nuk duhet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij.
Për kriterin e aftësive profesionale, kanë rezultuar fakte (marrëdhënia juridiko-civilesubjekt - shoqëria “***” sh.p.k), mangësi të përsëritura dhe modele të papërshtatshme pune, të cilat janë në papajtueshmëri dhe cënojnë figurën dhe etikën e prokurorit të Republikës;

Te gjitha lajmet mbi prokurorin Besnik Cani
